Fjalë Kyçe

ATK-ja në aksion me Policinë, bastisen dy lokacione në Prishtinë

ATK-ja në aksion me Policinë, bastisen dy lokacione në Prishtinë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me ndihmën e Departamentit të Hetimeve të Policisë që nga ora 09:00 e mëngjesit të së martës është duke zhvilluar bastisje në dy lokacione në Prishtinë, transmeton Reporteri.net.

“Është një aksion i ATK-së me Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Aksioni ka filluar që nga ora 09:00 e mëngjesit. Pas përfundimit të aksionit do të japim informacione shtesë”, njoftoi ATK-ja.