Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ua ka treguar gazetarëve në Sarajevë gishtin e mesëm, transmeton Reporteri.net.
Ai “i përshëndeti” ata nga vetura zyrtare, teksa po shkonte të martën në mëngjes në Prokurorinë e Bosnjës, për t’u intervistuar në lidhje me blerjen e një vileje në Beograd, “Klix.ba”.
Nuk dihet se kujt i drejtohej saktësisht ky gjest, duke pasur parasysh numrin e madh të ekipeve gazetareske të pranishme.
Më herët, Dodik ka thënë se ky hetim është “nxitur nga qëndrimi i tij politik”.
Dodik ka kohë që po insiston dhe punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e Bosnjës.
Për këtë, ai është sanksionuar nga SHBA-ja dhe është paralajmëruar nga Bashkimi Evropian me sanksione të tjera.