Fjalë Kyçe

Gjiko të premten përballet me gjykatën, akuzohet për dhunim

Gjiko të premten përballet me gjykatën, akuzohet për dhunim

Asdren Gjikolli, apo i njohur si Gjiko së fundi po përballet me një situatë jo edhe aq të mirë.

Ai këtë të premte (25 mars) do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Reperi akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015.

Front Online posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njejtën ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Front Online e posedon të plotë aktakuzën e ngritur ndaj këngëtarit Gjiko nga prokurorja Sebahate Hoxha.