Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë

Abdixhiku: Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë.

“Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë. Kosova, populli jonë, gjenerata e tashme e shumë të tjera që do vijnë pas, do të kujtojnë e nderojnë Sekretaren Albright për rolin e saj fundamental, në përpjekjen dhe përmbushjen tonë nacionale drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Pusho në paqe Zonja Sekretare! Të faleminderit”, ka shkruar Abdixhiku.