Fjalë Kyçe

Gjykata Themelore merr vendim për shkollat në Kamenicë, Qëndron Kastrati akuzon Vetëvendosjen!

Gjykata Themelore merr vendim për shkollat në Kamenicë, Qëndron Kastrati akuzon Vetëvendosjen!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës.

Ish-kryetari i komunës, Qëndron Kastrati e ka quajtur të drejt dhe të duhur këtë vendim, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeparlamentarit Konjufca.

“Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës. Ky është vendimi më i drejtë dhe i duhur për nxënësin e Kamenicës. Ky vendim e kthen shpresën për vazhdimin e një procesi që synon përmirësimin e kushteve të edukimit për fëmijët e Kamenicës. Një procesi i cili e mundëson përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kamenicë. Vazhdimi i reformës në arsim në Kamenicë është i domosdoshëm për zhvillimin e mirëfilltë të gjeneratave të reja, për barazinë ndërmjet fëmijëve e modernizim të kushteve të mësimnxënies.
Është i pakuptueshëm angazhimi destruktiv i Vetëvendosjes ndaj reformës në arsim edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Në fazën e fushatës elektorale i kam kuptuar edhe deklaratat shqetësuese të Glauk Konjufcës në Kamenicë. Vetëvendosje me dëshpërim synonte të fitonte ndonjë komunë. Por kjo që po vazhdon të ndodhë edhe sot është e papranueshme. Është edhe mosdije edhe mashtrim edhe dëm i madh. Kjo që po ndodhë është tregues për mungesën e vlerave minimale progresive e demokratike të një subjekti politik. Një subjekt politik që pretendon se me numra e pushtet mund të anulojë proceset e drejta për të mirën publike.
I bëj thirrje Kryetarit të Kamenicës që të reflektojë dhe të mos vazhdojë me qasjen populliste, por të marrë vendime të duhura transformuese dhe zhvillimore për Kamenicën. Komuna e Kamenicës tashmë është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë të migrimit e cila do ta afektojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin dhe prosperitetin lokal. Një sistem arsimor me organizim të stërvjetëruar dhe në shpërputhje me nevojat e kohës dhe vendit veç sa do ta vështirësojë edhe më shumë mirëqenien lokale” shkruan Kastrati në reagim./