Fjalë Kyçe

Kurti falënderon sërish NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë

Kurti falënderon sërish NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka shprehur falënderimin e tij në nder të 23-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) më 1999.

“Në Kosovën e vitit 1998-99 janë kryer qindra masakra. Fëmijë, të moshuar, gra dhe burra janë vrarë, masakruar e djegur në shtëpitë e tyre. 23 nga kjo, ne vazhdojmë të jemi falënderues për itnervenimin e NATO-s, që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtere në Twitter.