Fjalë Kyçe

“Lëre atë gocë”, Dj Dagz zbulon mesazhet që merr nga vajzat pas daljes nga BB VIP

“Lëre atë gocë”, Dj Dagz zbulon mesazhet që merr nga vajzat pas daljes nga BB VIP

Ndonëse gjithçka nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duken më të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata kanë dhënë edhe intervistën e parë bashkë.

Dyshja treguan se nuk bëhen xhelozë për njëri-tjetrin, sepse kjo nuk është në tipin e tyre dhe se kanë besim te marrëdhënia që kanë krijuar.

Ndërkohë, Dagz mes të tjerash ka zbuluar mesazhet e shumta që merr nga vajzat pasi daljes nga Big Brother VIP.

“I kam thënë që një prej mesazheve që më vjen më së shumti është ky, leje atë gocë…”, tha Dagz.

Ndërsa Einxhel shtoi: “E di pse? Se ka qenë një moment brenda shtëpisë kur unë kam thënë “ja pra zemër, e arrita qëllimin që njërin ta duan të gjitha, por ta kem unë”. Tani do e thonë ato se s’kanë çfarë bëjnë. Taksirat.”