Fjalë Kyçe

Komuna me plan konkret për strehimore për komunitetin LGBTI në një fshat të Prishtinës

Komuna me plan konkret për strehimore për komunitetin LGBTI në një fshat të Prishtinës

Prishtina shumë shpejt do të behët me një strehimore e cila do të ndërtohet vetëm për komunitetin LGBTI.

Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e kësaj strehimoreje për personat që i përkasin këtij komuniteti.

Për ndërtimin e strehimores janë ndarë 300 mijë euro. Nga drejtoria e Mirëqenies Sociale, Premtim Fazliu, ka bërë  të ditur se cak  i kanë personat të cilët kanë rënë pre e dhunës fillimisht në familje dhe që strehimi iu është bërë i pamundshëm.

Lokacioni është caktuar në një fshat të Prishtinës por bëhet e ditur se nuk do të bëhet publik për arsye të sigurisë.

Qeverisja e re ka filluar proceduat dhe shumë shpejt do të vazhdojnë me thirrjen për ndërtim.