Fjalë Kyçe

Konjufca: Mungesa e drejtësisë për viktimat e luftës, plagë të hapura për popullin dhe shtetit tonë

Konjufca: Mungesa e drejtësisë për viktimat e luftës, plagë të hapura për popullin dhe shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku dhjetëra familje shqiptare mbetën pa asnjë mashkull, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi.

Përmes një postimi në Facebook, Konjofca ka shkruar se në 23 vjetorin e masakrave të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, me dhembje përkujtuan më shumë se 350 banorë, përfshirë edhe gra e fëmijë, të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe, më 25, 26 dhe 27 mars 1999.

“Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca..

Postimi i plotë:

Sot, në 23 vjetorin e masakrave të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, me dhembje përkujtuam më shumë se 350 banorë, përfshirë edhe gra e fëmijë, të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe, më 25, 26 dhe 27 mars 1999.

Masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku dhjetëra familje shqiptare mbetën pa asnjë mashkull, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi.

Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!