Fjalë Kyçe

Mot i kthjellët dhe me diell të dielën në Kosovë

Mot i kthjellët dhe me diell të dielën në Kosovë

Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë të dielën e 27 marsit në Kosovë.

Prishtina Weather ka parashikuar se moti i ngrohtë që ka kapluar vendin këtë javë, do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së fundit të kësaj jave, por se gjatë mbrëmjes do të ketë vranësira kalimtare.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditësh parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.