Tre të miturit nga Prizrenit të cilët një ditë më parë u raportuan të zhdukur nga nëna e tyre, janë gjetur këtë të diel në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa në ditën kur u raportuan të zhdukur, dyshohet se kishin vjedhur një automjet me të cilin kishin shkuar në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencën e prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Por, të njëjtit ditën e raportimit si të zhdukur, dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë. Hetimet janë duke u marr me këtë rast! Personat janë nën moshën 14 vjeç!”, deklaroi Gashi, për lajmi.net