Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, falënderoi Gjermaninë përmes Twitterit për theksimin e “mbështetjes së fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Gjermanisë për punën time dhe diskutimet e rëndësishme që pata në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ne ramë dakord se është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik.”, shkroi Lajçak.
Berlin ist immer eine Reise wert! Grateful to Germany’s continuous strong support to my work and the important discussions I had in Berlin on how to advance the EU integration of the Western Balkans. We agreed that it is more important than ever in today’s geopolitical context. pic.twitter.com/5iphxdxBrd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2022