Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në Drenas, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI/ Gllogoc (NN) 29.03.2022 – 11:45. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.