Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është bërë sigurimi i lokacionit për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë “Solar4Kosovo”.
Aliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se lokacioni i këtij projekti është vendosur në Komunën e Obiliqit.
“Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Sot, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde, drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim, z. René Eschemann, dhe kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, vizituam lokacionin e këtij projekti në komunën e Obiliqit.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Është bërë sigurimi i lokacionit për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë “Solar4Kosovo”, i cili po fillon të jetësohet në Kosovë.
Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Sot, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde, drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim, z. René Eschemann, dhe kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, vizituam lokacionin e këtij projekti në komunën e Obiliqit.
Nga ky bashkëpunim i ndërsjellë do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e vendit tonë, me ç’rast:
Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo rreth 60.000 banorë;
Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit;
Do të shtohen kapacitetet me rreth 70MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë;
Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.