Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar për numrin e madh të veteranëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se “veteranët” e rrejshëm, këtë titull e kanë marrë në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.
Postimi i plotë:
“Veteranët” e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.
PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës!