Deputeti nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri është shprehur se tërheqja e parave në Trust duhet të lejohet.
Sipas tij, kjo çështje mund të konsiderohet e panevojshme për qytetarët që kanë para, por për ata që janë në hall, është shumë e nevojshme.
“Kjo mund të jetë e panevojshme për ata që kanë, për hallexhinj kjo është shumë e nevojshme. Paret janë të miat. Ato para që i kam unë në Trust janë të Besnik Tahirit. Kursime të mia. Asnjë s’ka me japë as ti, as ti, askush. Dhe vendimi për t’i trajtuar pjesërisht, është i imi”, tha Tahiri në TëVë1.
Tahiri theksoi edhe disa opsione të cilat sipas tij mund të trajtohen për tërheqje të parave nga Trusti.
“Në qoftë se do ta trajtosh në aspektin profesional i jep opsionet. Nuk thua, nuk del të thuash jo se ne po mendojmë që jo se s’bon. Por thua, opsioni i parë është që nëse bëhet kriza e radhës duhet me u marrë një vendim me ligj që në të radhës nuk munden me tërhjek. Opsioni dy, mundesh me thanë me u leju me u tërhjek 30 përqind me kusht që një përqind e rrisim participimin në Trust apo 0.5 përqind për 20 vjet. Opsioni tre, i thu jo 30 por 20. Kështu punon një Qeveri serioze, kështu punon një ministër i meçëm, kështu punon një grup parlamentar që i ka 60 deputetë”, shtoi Tahiri.
Deputeti i AAK-së potencoi se “neve na kanë thënë këta që kemi program, e krejt e drejt e sene, po për besë nuk po dijnë me punu”.