Fjalë Kyçe

Publikohen fotografitë e dy viktimave nga aksidenti i sotëm në Malishevë

Publikohen fotografitë e dy viktimave nga aksidenti i sotëm në Malishevë

Sot në një aksident në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës kanë humbur jetën dy persona.

Personat që kanë vdekur janë dy shoferët e veturave të cilët kanë pasur aksident me njëri-tjetrin.

Viktimat janë Labinot Zogaj dhe Hud Morina, shkruan media lokale, malisheva.net.

Po ashtu, gjatë ditës, kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksident.