Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 22:11 në hyrje të Kaçanikut.
Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
Disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik e ndërkaq disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj.
Kështu bëri të ditur për Klankosova Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.