Fjalë Kyçe

Dyshohet për blerje votash në qendër të Beogradit – publikohen pamjet

Dyshohet për blerje votash në qendër të Beogradit – publikohen pamjet

Përdoruesit e mediave sociale po shpërndajnë masivisht një video që u shfaq në rrjetin social ‘Twitter’.

Videoja, siç dyshojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, ka regjistruar momentin e blerjes së votave, raporton N1, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave në Serbi, dyshohet se pamjet janë regjistruar në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, konkretisht në rrugën Kraljevica Marka.

E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite.

Ndryshe, zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi.