Pas incidentit që ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit e Ballkanit, tu tifozët vendas e kanë sulmuar portierin mysafir, me rastin po merret Policia e Kosovës.
Se është hapur rast në polici, për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes. Nuk e di se a ka të arrestuar, por po punohet në lidhjem e rastin”, është shprehur Hashani.
Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, pasi këta të fundit e barazuan rezultatin me anë të portierit të tyre, Enea Koliçi