Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjës së konsumatorit, Drejtoria e Inspekcionit u ka shqiptuar gjobë 8 furrave të bukës, me arsyetimin se nuk kanë përmbushur një varg kriterësh sa i përket veprimtarisë që zhvillojnë.
“Pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
Tutje, thuhet se komuna është e përkushtuar në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit dhe rregullave të përcaktuara, si dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve.