Fjalë Kyçe

Sveçla uron ditëlindjen e policit të vrarë Enver Zymberi: Kolegët e tu ia dolën sot

Sveçla uron ditëlindjen e policit të vrarë Enver Zymberi: Kolegët e tu ia dolën sot

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se dita e sotme është përmbyllur suksesshëm.

“Siç jemi zotuar dhe përkushtuar, qytetarët serb të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë pa asnjë pengim nga ana e institucioneve apo qytetarëve tanë.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje, ministri uroi ditëlindjen e policit të vrarë Enver Zymberi.

“Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai.

Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë.”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Me kapacitete të shtuara policore në të gjitha komunat dhe në pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata, pa asnjë problem apo incident, po e përmbyllim suksesshëm këtë ditë.

Siç jemi zotuar dhe përkushtuar, qytetarët serb të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë pa asnjë pengim nga ana e institucioneve apo qytetarëve tanë.

Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai.

Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë.