Fjalë Kyçe

Rama njoftohet me arkitekturën e objektit të ambasadës amerikane në Kosovë

Rama njoftohet me arkitekturën e objektit të ambasadës amerikane në Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka pritur Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së, në Facebook, Rama si një arkitekt, është njohur me disa nga veçoritë e objektit të kësaj ambasade.

“Javën e kaluar e mirëpritëm kryetarin e Prishtinës Përparim Rama për një xhiro në Ambasadën e Prishtinës, që është ndërtesa e parë dhe e vetme në Kosovë e certifikuar si LEEDgold. Kryetari i Prishtinës, arkitekt prominent u informua për detaje të energjisë inovative dhe efiçiencës së ujit” thuhet në njoftim.

Rama është pritur nga Ambasadori i SHBA’së nga ambasadori Jeff Hovenier dhe zëvendësshefi i Misionit Nick Giacobbe.