Fjalë Kyçe

E harrojnë të kaluarën, Rama pret Haradinajn në Tiranë

E harrojnë të kaluarën, Rama pret Haradinajn në Tiranë

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ndër të tjera ka diskutuar me Ramën për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.