Pas ndarjes nga modelja ruse dhe komenteve të saj në rrjete sociale, reperi Don Xhon ka reaguar duke i kërkuar që të mos e luajë rolin e viktimës dhe të mos veprojë sikur është njeri i keq.
“Unë kam shumë respekt për ty, ke qenë pjesë e jetës time, ishin momente që nuk do të harrohen kurrë, por cdo gjë e ka një fund. Shpresoj të jesh e lutmur në jetën tënde dhe ishalla Allahu bekon zemrën tënde. E di që nuk je person i keq, kështu që mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj rolin e viktimës në rrjete sociale. Ka marrë fund, duhet ta kuptosh!” – shkruan Don Xhoni.
Më parë, modelja ruse Ariana bëri reagime në Instagram duke treguar se nuk janë më bashkë.
“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”, shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer.
Më pas Ariana shtoi: “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”