Fjalë Kyçe

Ushtarët e FSK-së dyshohet se u helmuan nga ushqimi në syfyr, flet inspektori sanitar

Ushtarët e FSK-së dyshohet se u helmuan nga ushqimi në syfyr, flet inspektori sanitar

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshojnë se janë helmuar pasi hëngrën syfyrin në kazermën “Newborn” në Gjilan.

Lidhur me këtë rast për Sinjali ka folur Inspektori sanitar për rajonin e Gjilanit, Shefik Beqiri, i cili tha se ushtarët janë ankuar se janë helmuar por ende s’ka diçka konkrete se çfarë ka ndodhur.

Beqiri bëri të ditur se ushtarët janë dërguar në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe do të presin rezultatet për t’i konfirmuar ose jo dyshimet se janë helmuar nga ushqimi.

“Dyshohet se janë helmu por nuk kena diçka konkrete ende. Pesë ushtarë janë ankuar, kanë qenë në klinikë dhe në institut. Por pa i marrë mostrat e tyre nuk dihet se janë prej ushqimit apo çka. Ende nuk dihet. Po i presim rezultate për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha ai.