Beatrix Ramosaj ka treguar se i ka marrë me sportivitet gafat që ka bërë në Big Brother.
Sot ajo ka bërë një postim në twitter duke shkruar: “Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë?”.
Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar shumë, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.
“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në Twitter ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”