Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se nëse ka pasur nepotizëm në konkursin e KEK’ut, atëherë Prokuroria të nis hetimet.
Bajqinovci tha se edhe djali i axhës së tij ka aplikuar, mirëpo nuk është pranuar.
Ai madje tha se për aplikimin e djalit të axhës së tij e mori vesh pasi u bë temë çështja e punësimeve në KEK.
“Unë nuk muj me thanë se nuk e di. Nëse ka, e lus Prokurorinë të nis hetimet dhe gjykatat. Unë djalin e axhës tem, ka apliku dhe e kanë largu. Djali i axhës tim nuk punon, kurrë s’ka punu. Edhe në fund është i papunë, nuk më vjen mirë që është i papunë, por ai nuk më ka thënë”, ka thënë Bajqinovci në T7.
“Unë e kam marrë vesh kur u bë e madhe kjo punë. Dje pardje tha edhe unë kom apliku, por nuk kom dasht me të thënë”, tha Bajqinovci.