Policia ka arrestuar një person në fshatin Raushiq të Pejës, pasi ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e fqinjit të tij.
Sipas raportit 24 orësh, hajni s’ka arritur të marrë asgjë pasi ka shkaktuar zjarr brenda objektit dhe më pas ka pësuar lëndime trupore.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim