Fjalë Kyçe

Murati: Vetëvendosje e shpëtoi KEK-un, raportimet për punësime të militantëve janë manipulime

Murati: Vetëvendosje e shpëtoi KEK-un, raportimet për punësime të militantëve janë manipulime

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar lidhur me dyshimet për punësime të militantëve në Korporatën Energjetike të Kosovës, për të cilat raportoi ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net.

Murati akuzoi qeverisjet e kaluara për shkatërrim të ndërmarrjeve publike, teksa tha se KEK ka shpëtuar vetëm për faktin se Vetëvendosje nuk lejoi që aty të ndodhte ajo që ndodhi me Telekomin.

Murati tha se raportimet për punësime të militantëve në KEK janë manipulime dhe se nuk ka të bëjnë fare me Vetëvendosjen.

“Sa për KEK-un, shikoni Telekomin. KEK ka shpëtu pse VV nuk ju ka leju me ba me KEK-un, çka keni ba me Telekomin.

“Konkursi në KEK që u bë çështje e madhe ka një dallim substancial, s’ka të bëjë fare me Vetëvendosje, po normal që kur s’ka punë kapen tjetërkun, gjenden 3-4 veta që kanë postu foto me anëtarë të Lëvizjes. Po i pyes qytetarët a keni dëgjuar ndonjëherë në 20 vite të kalume që është shpallë ndonjë konkurs në KEK a Telekom. Nuk ka pasë, se janë punësu me lista. Kushdo që ka ankesa duhet të drejtohet, por jo me manipulime që të fajësohet Qeveria. Ju kur keni qenë në pushtet edhe bordet i keni nda me marrëveshje”, tha Murati në seancën e Kuvendit.