Me sa duket takimi Mevlan-Efi nuk ka shkuar siç duhet, pasi patën debate mes tyre.
“Lëri këto talljet dhe mënyrën se si flet ti. Nuk mundem më nuk kam nerva më . Po bën lojëra fjalësh pra, nuk kam nerva. Nuk po bën një muhabet serioz, dua muhabet serioz”, u shpreh Efi në takim.
Pas këtyre fjalëve Mevlani ngrihet nga tavolina duke braktisur takimin, ndërsa shprehet se nuk duroi dot mënyrën e të folurës së Efit gjatë debatit prandaj u largua.
Në takim ata nuk arritën dot të sqaroheshin, ndërsa debatet vazhduan edhe në studion e Për’puthen.