Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në median rozë, por edhe në dyshen më të dashur për publikun.
Ata nuk mungojnë as me postime e bukura ose për të qeshur që publikojnë në rrjetet e tyre sociale për ndjekësit.
Mirëpo, një detaj që është vënë re së fundmi ka shtuar dyshimet se dyshja e famshme është gati për të hedhur hapin e madh në lidhjen e tyre.
Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me DJ Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.
Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se ata janë në prag të martesës.
Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.
Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.
Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar./Iconstyle.al