Fjalë Kyçe

Guvernatori i rajonit: Duhen më shumë evakuime nga Luhanski

Guvernatori i rajonit: Duhen më shumë evakuime nga Luhanski

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, Serhiy Gaidai, u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë nga kjo pjesë.

Gaidai ka thënë se rritja e granatimeve të Rusisë në zonë, rrezikon jetën e rreth një të tretës së banorëve që ende kanë mbetur aty, raporton BBC.

Ai u shpreh se Rusia “po grumbullonte forca për një ofensivë dhe ne shohim se numri i bombardimeve është rritur”.

Gaidai tha se rreth 30 përqind e njerëzve ende mbeten në vendbanime në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen.

Kjo vjen ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin duket se po e zhvendos fokusin e pushtimit të tij në lindje.