Fjalë Kyçe

Përpjekja për të siguruar njohje nga Greqia, javën e ardhshme Kosova vizitohet nga një zyrtar grek

Përpjekja për të siguruar njohje nga Greqia, javën e ardhshme Kosova vizitohet nga një zyrtar grek

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se homologu i tij grek, Costas Fragoyiannis, do të vijë në Kosovë javën e ardhshme për një vizitë zyrtare.

Ahmeti bëri të ditur për këtë vizitë pas një takimi që patën bashkë me kryeministrin Kurti dhe shefen e tij, Donika Gërvalla, e me kryediplomatin grek Nikos Dendias, në Athinë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphit.

“Në ditën e fundit të Forumit të Delphit ne takuam ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Derisa vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tona midis Kosovës dhe Greqisë, mezi pres që ta mirëpres homologun tim Costas Fragoyiannis për një vizitë zyrtare në Kosovë javën e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës më herët ka njoftuar për takimin mes tre liderëve, teksa dha detajet e takimit mes dy palëve.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti ne patëm një takim të shkëlqyer me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi. Folëm për bashkëpunim ekonomik dhe nevojën për të zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha në mes Kosovës dhe Greqisë”, thuhet në njoftimin në Twitter.