Fjalë Kyçe

Hill e quan mik të shkëlqyer Gjuriqin pas vizitës te Biden e Serbinë partnere

Hill e quan mik të shkëlqyer Gjuriqin pas vizitës te Biden e Serbinë partnere

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka reaguar pas takimit që ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Përmes një postimi në Twitter Hill ka thënë se është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer si Gjuriq teksa takohet me presidentin e SHBA-ve.

Tutje, ai ka shkruar se është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet.

“Është kënaqësi ta shohësh një ambasador të shkëlqyer të një shteti mik në Shtëpinë e Bardhë bashkë me presidentin e ShBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill.