Erioni dhe Mikela janë çifti i radhës i krijuar nga Për’puthen.
Në puntatën e Për’puthen Prime që i dedikohet rrugëtimit të tyre në programin e dashurisë, Erioni është kujdesur që të surprizojë Mikelën.
Ai ka realizuar një këngë, të cilën ia dedikon Mikelës dhe zgjedh që të mos e bëjë publike si projekt në asnjë platformë tjetër për të përfituar nga fama e momentit.
Teksa Erioni këndonte, Mikela dëgjonte me vëmendje dhe kërcente duke e shoqëruar Erionin në çdo moment.