Fjalë Kyçe

Vendimi i Themelores për rritjen e çmimit të rrymës, Miftaraj: Nëse konfirmohet nga të gjitha shkallët, duhet të anulohet

Vendimi i Themelores për rritjen e çmimit të rrymës, Miftaraj: Nëse konfirmohet nga të gjitha shkallët, duhet të anulohet

Më herët, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Rreth kësaj, njohësi i çështjeve jurdike dhe njëherit Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ka thënë se çdo vendim që merret nga Gjykata duhet të zbatohet në praktikë.

“Tash po flasim për një vendim të shkallës së parë, i cili normal se në bazë të ligjit mund të bëhet ankesë në Gjykatë të Apelit. Sidoqoftë, çdo vendim që e merr Gjykata, atëherë ZRRE-ja obligohet ta zbatojë në praktikë”, ka thënë Miftaraj.

Tutje, ai tha se nëse edhe nivelet tjera të gjykatave vendosin njëjtë atëherë vendimi i ZRRE-së është i pa vlefshëm.

“Vendimet e gjykatave janë të obligueshme kështu që nëse Gjykata në fund e konstaton që i njëjti nuk është në pajtim me ligji, sigurisht duhet të anulohet, vendimi i ZRRE-së është I pavlefshëm”, përfundoi Miftaraj për lajmi.net

Duhet kujtuar se Zyra e Rregullatorit për Energji kishte marrë vendimin për shtrenjtimin e rrymës gjatë muajit shkurt.

Ndërsa rreth kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, kishte bërë ankesë në Gjykatën Themelore rreth këtij vendimi, Gjykatë e cila, siç u cek më lartë, vendosi kundër ZRRE-së, rrjedhimisht kundër shtrenjtimit të rrymës.