Që pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni ka qenë ndër personazhet më të ndjekur. Pas historisë së trilluar me Andin, ajo pranoi raportin me djalin nga Kosova, Beartin, ashtu si pranoi edhe ndarjen nga ai. Por jeta e saj mori tjetër rrjedhë, kur ish-konkurrentja u pozicionua si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”. Kjo eksperiencë i dha mundësinë Teas të ishte më afër fansave të saj, por edhe të ishte më e hapur për jetën private.
Por duket se me largimin nga ky format, ka pasur ndryshime edhe në jetën private. Tea i ka dhënë fund lidhjes që kishte nisur pak muaj më parë. Ishte pikërisht miku i saj nga “Përputhen”, Fation Kuqari ai që bëri ‘shkesën’ për Tean dhe mikun e tij nga Fieri.
Në një rrëfim të sajin, ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun. Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu, Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëritjetrin.
“I dashuri nuk kishte dalë akoma në kohën kur bëra pushimet. Jam në një njohje, është një djalë shumë i mirë. E kam njohur së fundmi, prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja tw zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, ka rrëfyer Tea.
Por duket se kësaj historie të bukur dashurie i ka ardhur shpejt fundi. Tashmë Tea është sërish single dhe duket se ka mbyllur njëherë e mirë marrëdhënien me djaloshin që zgjodhi ta mbante sekret. Ashtu si ajo u shpreh kohë më parë, pas bujës që shkaktoi historia me Beartin, ajo zgjodhi që jetën private ta mbante larg jetës publike.
Për këtë arsye, ajo në rrjetet sociale nuk publikonte foto dhe video nga djali që i kishte fituar zemrën. Në çdo postim ajo kujdesej që t’i mbulonte imazhin partnerit, duke zgjedhur që këtë ndjenjë ta jetojë sa më larg famës që kishte për shkak të formatit të saj. kjo është ndarja e dytë e këtij çifti, që patën një krisje në fund të vitit që lamë pas, por mundën ta rikuperonin lidhjen e tyre, duke e tentuar edhe njëherë.
Tea Trifoni ka folur për herë të parë për ndarjen e saj me të dashurin misterioz në emisionin e saj. Ajo tha se nuk e ka zemrën e thyer, por është e zhgënjyer dhe shtoi se burrat e vuajnë më shumë ndarjen. “Jam zhgënjyer me veten time që kam zgjedhur një person të tillë. Unë jam mjaftueshëm për veten time, miqtë, familjen”, tha Tea. “Jam ndarë për shkak të xhelozisë. Vëmendja publike nuk shton xhelozinë, por presionin që kanë partnerët e mi. Aktualisht nuk kam asnjë partner. As e lash, as më la. Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur, isha në njohje”, deklaroi Trifoni.
Disa javë më parë nga kjo deklaratë, Tea u surprizua nga ish-partneri me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë në studio. Por pas kësaj deklarate çifti u pa sërish bashkë, duke zgjedhur që këtë herë ajo mos të deklaronte asgjë. Të paktën asnjë deklaratë zyrtare apo një foto të të dyve. Tea u mjaftua me publikim e disa luleve të marra dhe disa thënieve që konfirmonte bashkimin e tyre.
Por duket se as këtë herë lidhja nuk ka funksionuar, duke i dhënë fund për herë të dytë brenda pak javëve. E pas ndarjes nga djali nga Fieri, punët nuk kanë ecur shumë mirë edhe në karrierën e saj. Tea Trifoni ka bërë disa deklarata të papritura për produksionin e “Goca dhe Gra” dhe “Top Channel”. Pas “Për’puthen”, ajo nisi një aventurë të re televizive vitin që lamë pas këtë herë si moderatore.
Tea u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, ku ishte bashkëprezantuese me Fatma Haxhialiun, Krista Merkoçin dhe Olesia Leçon. Mirëpo, kjo eksperiencë zgjati vetëm një sezon, pasi sezonin e dytë u ndryshua thuajse gjithë paneli me përjashtim të Fatmës. Dalina Buzi, Armina Mevlani dhe Rita Petro janë emrat e rinj që tashmë janë pjesë e emisionit që transmetohet në “prime time”.
Mirëpo, kur u bë ky ndryshim askush nuk shpjegoi arsyen dhe asnjëra prej protagonisteve nuk reagoi. Megjithatë, një reagim rreth largimit ka ardhur nga Tea gjatë një video live me Arian Konomin në “TikTok”: “U mërzite që u largove nga “Goca dhe Gra” këtë sezon? Më dukeshe shumë mirë nuk e kuptova pse nuk duhet të ishe ti prapë. E bëje mirë atë gjë”, iu drejtua Arjani. Ndërkohë, Tea iu përgjigj duke thënë se është zhgënjyer sepse sipas saj nuk ka marrë as dhe një falënderim.
Ajo u shpreh se u largua sepse ‘u ndryshuan qeveritë’ dhe se emisioni sipas saj ka dalë nga qëllimi i vet dhe është orientuar drejt temave rozë. “Ftesa për te ‘Goca dhe Gra’ më ka ardhur shumë muaj para se të niste si emision dhe e nisa me një qejf shumë të madh sepse kishte një ideologji dhe ishte shumë pozitiv. Mendoja se do bënte njëfarë ndryshimi te gocat dhe gratë. E nisa me shumë entuziazëm dhe nuk vazhdoi siç e mendoja.
Temat u bënë me rozë dhe nuk merreshin më me ato që kishin vlerë dhe femrat i kalojnë çdo ditë sidomos në Shqipëri. Pastaj kur na erdhi lajmi që do ndryshohej stafi, u ndryshuan qeveritë, u ndryshuan edhe miqtë e qeverisë. Shumë zhgënjyese ishte sepse ti nuk merr as edhe një falënderim. Në atë e ngritëm nga zero. Po mundoheshim ta formonim si duket. Por tani nuk e kam ndjekur më”, tha ajo. E duke ditur eksperiencat jo edhe aq të mira të Teas me partnerët e saj, do të duket e largët dita kur ish-konkurrentja do të flasë sërish publikisht për një histori dashurie./Panoramaplus