Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në llogarinë e tij zyratre në Facebook.
“I fortë guri , i pathyeshëm si gjithmonë. Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur. Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë”., ka shkruar Mozzik.
Tutje, ai tha se ka takuar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë”.
Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova
Kadri Veselin !
I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.
Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.
Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .
#FREEKADRIVESELI
Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë ❤️🇦🇱
Të fala Atdheut!
Atdhe!
Sa fjalë e ëmbël !
Sa fjalë e shenjtë!
Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.
Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.
Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.
Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.
Të ujitëm me gjakun tonë.
Gjaku që u bë liri .
Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.
U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .
E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.
Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.
Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne.