Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas dërgimit të armëve kineze në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Europë, duhet të ndalet.
”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të 🇨🇳PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”.