Për herë të parë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ka reaguar Donald Veshaj.
Gjatë kësaj kohe, Donaldi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga Beatrix Ramosaj dhe për një rikthim të shumëpërfolur me moderatoren Bora Zemani.
Përmes një statusi në ‘Instastory’, ditën e sotme rreth kësaj çështjeje, ka shpjeguar se po bën maksimumin për të rifituar Borën dhe se është penduar në lidhje me ngjarjet që ndodhën brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj qe bora te shkrihet”, ka shkruar ndër të tjera aktori, duke lënë të kuptohet gjithçka.