Fjalë Kyçe

Motoçikleta përplaset me një automjet në Mitrovicë, një i lënduar

Motoçikleta përplaset me një automjet në Mitrovicë, një i lënduar

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka njoftuar se në këtë aksident është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor.