Reperja Gjira Kajtazi është mjaftë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi të pjatës së saj të ushqimit gjë për të cilën është kritikuar nga një ndjekës për publikimin e një përmbajtje të tillë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, ka shkruar Gjira.