Ka mbërritur në Ukrainë kontingjenti i parë me medikamente mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.
Ky kontingjent u nis nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’ në bashkëpunim me ambasadën ukrianase në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivist i kësaj nisme Valon Arifi, përmes një postimi në Twitter.
“Nga populli i Kosovës për te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën’, shkroi Arifi.
'from the People of Kosovo 🇽🇰
– to "Zaporizhzhya Military Hospital" South Ukraine 🇺🇦Kosovo stand with Ukraine ✊ pic.twitter.com/Uxkpg4pShF
— Valon Arifi (@ValoniVA) April 12, 2022