Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vlerësuar si inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Haradinaj megjithatë ka thënë se është shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera.
Postimi i plotë:
Inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së. Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera. Qeveria t’i adresojë me urgjencë këto gjetje.
Inkurajuese vlerësimet e DASH për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së.
Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera.
Qeveria t'i adresojë me urgjencë këto gjetje.— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) April 13, 2022