Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, sot feston 23 vjetorin e lindjes.
Endriti ka shpërndarë një fotografi me babain e tij ku i ka dedikuar një shkrim.
Ai ka shkruar se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër, megjithatë u shpreh i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.
“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve na e solli lirinë, jam shumë I lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty!”, ka shkruar ai.