Fjalë Kyçe

Muriqi po agjëron në ditët kur s’ka stërvitje e as lojë

Muriqi po agjëron në ditët kur s’ka stërvitje e as lojë

Në futbollin evropian janë të shumtë futbollistët myslimanë që janë duke agjëruar.

Edhe në futbollin spanjoll ka të tillë.

Madje, në klubin e Mallorcas janë tre të tillë, ganezi Idrissu Baba, senegalezi Amath Ndiaye dhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi.

Sipas mediumit spanjoll “ultimahora.es”, i cili ia kushtoi një shkrim “Ramazanit në kohën e futbollit”, sulmuesi prizrenas po agjëron vetëm në ditët kur nuk ka stërvitje e as lojë, përcjell “Gazeta Express”.

Në këto ditë ai i rikuperon ditët e humbura të agjërimit.

As dy futbollistët afrikanë nuk duan të shkaktojnë probleme dhe janë munduar ta përshtatin sa më mirë çështjen e agjërimit.

Në La Liga po agjëron edhe Karim Benzema, i cili bëri iftar vetëm pak kohë para se të fillonte ndeshja me Chelsean, në Angli dhe në Spanjë.

Në futbollin evropian po i jepet rëndësi muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan “Gazeta Express”.

Në Bundesligë ditë më parë u ndërpre një ndeshje për pak minuta derisa një lojtar të bënte iftar.

Edhe në Premierligë referëve u është lejuar ta ndërpresin lojën derisa ndonjëri prej lojtarëve myslimanë ta “prish” me një ushqim të shpejtë agjërimin.