Fjalë Kyçe

Vdes një punëtor në Klinë, ra nga kati i tretë i ndërtesës ku po punonte

Vdes një punëtor në Klinë, ra nga kati i tretë i ndërtesës ku po punonte

Një punëtor ka vdekur tragjikisht derisa po punonte në një objekt në fshatin Grabanicë të Klinës.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit.

I njëjti sipas Policisë ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku po punonte.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi i emergjencës.

Ditë më parë në mënyrë të ngjashme në Kosovë humbi jetën edhe një punëtor tjetër.

Sipas Inspektoratit të Punës në Kosovë, në vitin 2021, nëntë qytetarë kishin humbur jetën në vend të punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.

Në periudhën 2016-2020, ndërkaq, 74 qytetarë kanë vdekur në vend të punës, kurse 530 janë lënduar.