Fjalë Kyçe

Leitnanti i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Anglisë

Leitnanti i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Anglisë

Diar Statovci nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar sot me sukses në në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Për këtë ka njoftuar ambasada britanike në Kosovë, e cila e ka uruar Statovcin për këtë arritje.

“Diari është kandidati i dytë ushtarak nga FSK-ja, i cili ka kaluar procesin e përzgjedhjes në Mbretërinë e Bashkuar në maj 2020. Ai do të kthehet në Kosovë në ditët e ardhshme për një pushim të merituar para se të marrë komandën e Togës në FSK. I urojmë gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Statovci ishte një nga 200 kadetët oficerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga 35 kadetët ndërkombëtarë që shkuan atje nga 27 vende të ndryshme.

Programi njëvjeçar i oficerëve të rinj është fizikisht kërkues, si dhe sfidues në aspektin akademik.