Beatrix Ramosaj, është në qendër të mediave rozë prej ditës së martë, kur publikoi këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”.
Një vëmendje të madhe në klip ka tërhequr edhe veshja e Trixës, e cila u shfaq si ‘Catwoman’.
Kjo paraqitje e këngëtares në total kushton plot 1093 euro, pasi kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.